Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) do të organizojë një aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e saj, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK).
Aktiviteti do të mbahet në ambientet e zyrave të AKP-së në Prishtinë.
Ky aksion ka për qëllim mbështetjen e nevojave të vazhdueshme për gjak të QKTGjK-së, si dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut.
Përmes kësaj nisme, AKP synon të kontribuojë drejtpërdrejt në shpëtimin e jetëve dhe forcimin e solidaritetit shoqëror.



Të tjera
Deklarata e LDK-së: Rikonfirmohet mbështetja për Kryetarin e Kryesinë
Një muaj revoltë, nis protesta e 30-të kundër qeverisë Rama! Qytetarët thirrje kryeministrit: “Jep dorëheqjen!
Këto janë problemet që lufton uji