Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me nënkryetarin Berat Gashi dhe drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Naim Shalaku, kanë inspektuar nga afër punimet e realizuara në rrugën “Hasan Prishtina”.
Gjatë inspektimit, kryetari Thaçi ka adresuar vërejtje ndaj operatorit ekonomik përgjegjës për zbatimin e projektit, veçanërisht lidhur me cilësinë e punimeve në rrugë dhe në shtigjet e biçikletave.
Ai ka kërkuar përmirësimin e menjëhershëm të punimeve dhe respektimin e plotë të standardeve teknike të parapara me kontratë.
Thaçi theksoi se Komuna e Obiliqit do të vazhdojë mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore, me qëllim që investimet publike të realizohen në mënyrë cilësore dhe në shërbim të drejtpërdrejtë të qytetarëve.
Komuna mbetet e përkushtuar që projektet infrastrukturore të zbatohen në përputhje me standardet profesionale dhe nevojat e komunitetit.



Të tjera
“Mund t’i bëjmë realitet ëndrrat e tyre” – Joan Laporta reagon ndaj dëshirës së Julian Alvarezit për t’iu bashkuar Barcelonës
Receta të lehta shtëpiake për lëkurë të bukur
Policia sekuestron armë dhe pajisje tjera në dy shtëpi të pabanuara në Leposaviq