Policia sekuestron armë dhe pajisje tjera në dy shtëpi të pabanuara në Leposaviq

Policia sekuestron armë dhe pajisje tjera në dy shtëpi të pabanuara në Leposaviq

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, uniformë ushtarake me mbishkrim të Serbisë, fishekë e pajisje të tjera në dy shtëpi të pabanuara në fshatin Potokmail në Leposaviq.

Sipas Policisë së Kosovës bastisjet janë kryer pas informacioneve se në këto dy shtëpi ka armë.

Në rastin e parë, janë gjetur dhe sekuestruar  një radiolidhje me adapter, një kuti plastike me municion për fishekë gjuetie, 22 kapsulla për armë gjuetie, vaj për armë, një fishekë për armë gjuetie, pjesë plastike të mbushur me barut, një thikë, një fotrollë për revole, një jakne ushtarake me mbishkrim të Serbisë, një revole me karikator dhe pesë fishekë, gjashtë krehër me 56 fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.

Kurse në shtëpinë tjetër janë gjetur dhe sekuestruar dy kuti me sfera metalike për armë gjuetie, makineri për mbushje të fishekëve të armëve të gjuetisë, dy krehër me 20 fishekë, dhe një armë e gjatë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet