Edona James po rikthehet me një projekt të ri muzikor.
Transgjinorja nga Suhareka lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.
Ajo ka publikuar një video nga pushimet, me anë të të cilës prezanton edhe këngën e saj të re.

Duket se në këtë projekt ka thumbuar një ish-banore të Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicajn, me të cilën nuk ka raporte të mira.
“Kënga e re. Së shpejti”, ka shkruar ajo.

Reagimet qenë të ndryshme në rrjete sociale, krahas postimit ku mori pëlqime të shumta.
Edona ka shumë vite që nuk ka qenë aktive me ndonjë këngë të re dhe ky rikthim besohet se do të mirëpritet.
Të tjera
Tani është koha e tij, hani rrush çdo ditë – Ja benefitet për trupin
Pas 9 nëntorit trajtojmë çështjet tjera, tani fokusi te fitorja
Vendimet e mëdha s’janë asnjëherë të lehta, interesi i qytetarëve mbi gjithçka