Kryediplomati grek pritet të vizitojë Kosovën

Kryediplomati grek pritet të vizitojë Kosovën

Ministri i punëve të jashtme i Greqisë, George Gerapetritis, do të vizitojë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Mes tyre, në plan të vizitës së tij është edhe Kosova.

Në ndërkohë, ministri grek i jashtëm thuhet se po përgatitet për të ndërmarrë iniciativa në lidhje me Ballkanin Perëndimor para presidencës së Greqisë të Këshillit të BE-së në pjesën e dytë të vitit 2027.

Kjo u bë e ditur nga media e njohur greke “ekathimerini”, e cila raportoi po ashtu se zyrtarët grekë dhe turq janë në kontakt për të finalizuar datat për sesionin e radhës të Këshillit të Nivelit të Lartë për Bashkëpunim Greqi-Turqi, i cili, sipas burimeve diplomatike të këtij mediumi, do të ndodhin padyshim në çerekun e parë të vitit 2026.