Luan Krasniqi: Rugova mbetet arkitekti i pavarësisë, Kurti po udhëheq një epokë të re për Kosovën

Rugova mbetet arkitekti i pavarësisë, Kurti po udhëheq një epokë të re për Kosovën

 Kampioni i evropian i boksit në peshat e rënda, Luan Krasniqi, ka vlerësuar figurën historike të Ibrahim Rugovës dhe rolin aktual të kryeministrit Albin Kurti në zhvillimet politike të Kosovës, transmeton Kosova Post

Në një reagim publik, Krasniqi ka theksuar se Ibrahim Rugova mbetet arkitekti i pavarësisë së Kosovës, duke nënvizuar se urtësia dhe vizioni i tij politik ishin udhërrëfyes për popullin e Kosovës në periudhat më të vështira. Sipas tij, Rugova dëshmoi se liria fitohet jo vetëm me sakrificë, por edhe me mençuri dhe durim.

Duke folur për zhvillimet aktuale, Krasniqi ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti i ka rikthyer Kosovës dinjitetin, besimin dhe shpresën. Ai ka vlerësuar se politikat dhe veprimet e Kurtit po sjellin rezultate konkrete, duke e cilësuar këtë periudhë si një kapitull të ri në historinë e vendit.

“Në këtë vijimësi historike, Kosova po hyn në një fazë të re, ku trashëgimia e urtësisë së Rugovës dhe vendosmëria e Albin Kurtit ndërthuren në shërbim të së ardhmes së vendit”, ka theksuar Krasniqi.