Janë në ekzekutuar me sukses shtesat për fëmijë dhe lehona për muajin dhjetor 2025. Procesi i pagesave është përfunduar në përputhje me procedurat ligjore dhe administrative në fuqi, duke garantuar realizimin korrekt dhe në kohë të përfitimeve financiare për të gjithë përfituesit e regjistruar.
Mjetet financiare janë transferuar në llogaritë përkatëse të përfituesve, sipas të dhënave të evidentuara në sistem. Ky proces synon mbështetjen e vazhdueshme të familjeve dhe përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve, duke siguruar që ndihma financiare të arrijë tek përfituesit në mënyrë transparente dhe të rregullt, shkruan KosovaPost.
Në rast se ndonjë përfitues has vonesa apo paqartësi lidhur me ekzekutimin e pagesës, ftohet të kontaktojë institucionin përkatës ose zyrat përgjegjëse për informacione shtesë dhe sqarime të nevojshme.
Ky njoftim shërben për informimin e publikut mbi përfundimin e procesit të pagesave për shtesat e fëmijëve për muajin dhjetor 2025.



Të tjera
7 karakteristikat e mashkulli ideal
Qeverisja e ardhshme fokusin do ta ketë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Ekspertët Gjyqësorë