Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur Listën Serbe me 30 mijë euro, pasi ka konstatuar shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore, duke pranuar ankesën e subjektit politik `Kosovski Savez`.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e subjektit politik ‘Kosovski Savez’, duke konstatuar se Lista Serbe ka shkelur Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të caktuara për 28 dhjetor 2025.
Sipas vendimit të marrë të mërkuren, PZAP vlerësoi se Lista Serbe ka vepruar në kundërshtim me rregullat e fushatës dhe detyrimet ndaj kandidatëve, duke vendosur materiale promovuese në hapësira publike në rrugën “24 Nëntori” në Leposaviq.
Si pasojë, ky subjekt politik është gjobitur me 30 mijë euro dhe është urdhëruar që menjëherë të largojë të gjitha posterat dhe materialet zgjedhore që lidhen me shkeljen.
Ankesa ishte dorëzuar më të martën, ndërsa PZAP ka ritheksuar se respektimi i Kodit të Mirësjelljes është thelbësor për garantimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe të ndershëm.
Vlen të theksohet se Lista Serbe ishte ndëshkuar edhe ditë më parë, me një gjobë prej 20 mijë eurosh, për një rast tjetër të shkeljes së rregullave zgjedhore.



Të tjera
Loredana donte ndryshim, Borusia Dortmund nxjerr në shitje Adeyemin
Jemi gati për kriposje e pastrim rrugësh pas reshjeve të borës
Pija e mëngjesit për ditët e nxehta të verës