Stadiumi i qytetit të Shtimes nga sot është bërë me tribuna dhe fushë të re, investime këto në vlerë rreth 2.5 milionë euro.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se rindërtimi i këtij stadiumi është mrekulli për sportistët dhe sportdashësit, duke theksuar se faza e punimeve ka përfunduar për një vit e gjysmë.
Ai tha se investimet kapin shifrën 2.5 milionë euro, ndërsa faza e punimeve ka përfunduar për 1 vit e gjysmë.
“Në këtë stadium i cili është rindërtuar dhe me rreth 2.5 milionë euro për 1 vit e gjysmë është krijuar kjo mrekulli për sportistët , sportin, shikuesit, futbolldashësit për të gjitha moshat… e gëzofshi dhe klubit futbollistik ‘Vjosa’ i dëshirojmë suksese gjithnjë e më shumë në të ardhmen”, tha ai.
“Besoj që këtu është arritur një standard çfarë kërkohet për t’i zhvilluar ndeshjet profesionale zyrtare kjo është pjesë e investimeve që qeveria po bënë gjithandej Kosovës për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit, ky stadium u transofrmua tashmë i plotëson kushtet në shërbim të futbollistëve dhe të publikut. Vazhdojmë edhe me shumë investime tjera gjithandej Kosovës në mënyrë qe brenda pak viteve vendi ynë ta ketë infrastrukturën më të avancuar të futbollit në rajon”, tha ai.
Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, rindërtimin e këtij stadiumi e quajti veprën më të madhe e ndërtuar në komunën që ai udhëheqë.
“Me përuruar njërën nga veprat më të mëdha që është ndërtuar në Komunën e Shtimes stadiumi modern i qyteti falënderoj ministrin dhe kryeministrin për kujdesin dhe vëmendjen qe kanë për Shtimen dhe qytetarët”, tha ai.
Rindërtimi i stadiumit të qytetit të Shtimes është realizuar në kuadër të investimeve publike për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë. Projekti ka përfshirë ndërtimin e tribunave të reja, rregullimin e fushës dhe përmirësimin e kushteve teknike, me qëllim krijimin e një ambienti funksional për zhvillimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve sportive.
10 dhjetori, dita kur u nda çmimi i parë Nobel
Punimet kanë zgjatur rreth një vit e gjysmë dhe investimi kap vlerën afërsisht 2.5 milionë euro. Stadiumi pritet të shërbejë për klubin futbollistik “Vjosa”, si dhe për aktivitete të tjera sportive e komunitare, duke rritur qasjen e qytetarëve në sport dhe rekreacion./B.Ibishi/



Të tjera
Iu gjet kokainë në flokë, lirohet me kusht presidenti i Fenerbahces
Zhegrova po shërohet nga gripi, mund të jetë titullar ndaj Pisas
Vlerësohet Chivu, shpallet trajneri më i mirë rumun i vitit 2025