Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se qumështi për fëmijë “Aptamil AR1” është i sigurt për konsum dhe lejohet shitja e saj në treg.
“Pas njoftimit të publikuar më herët për ndalimin e produktit Aptamil AR 1, ushqim për fëmijë, me numër loti 111444865, me datë skadimi 17.05.2026, prodhuar nga Nutricia Cuijk BV, Holandë dhe importuar nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri, njoftojmë opinionin publik se nga autoritetet kompetente të vendit të origjinës, Holandë, janë kryer ritestime shtesë në produktin ushqimor qumësht Aptamil dhe është konfirmuar se analizat kanë rezultuar në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore dhe se produkti Aptamil AR 1 është vlerësuar i sigurt për konsum dhe lejohet sërish të shitet në treg”, thuhet në reagimin në facebook.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se ndalimi i përkohshëm i këtij produkti ishte masë parandaluese, e ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit publik.



Të tjera
Turqia i jep Shqipërisë avion qeveritar VIP
Mbi 90 mijë familje përfitojnë subvencionin e energjisë, rikthehet masa për kursim pas 28 dhjetorit
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë u shprehin ngushëllime familjes së Calit