Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka dhënë çmimin “Hyjnesha në Fron”, këngëtares së mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri.
Ky çmim erdhi si mirënjonjohje për kontributin artistik të këngëtares, e cila sonte dhe nesër do të ketë koncertin e saj solistik në kryeqytet “Supernova”.
Pas ndarjes së çmimit, të dytë kanë vazhduar me një konferencë për media ku Rama tha se ajo “stimulon kreativitet, vetëbesim për fëmijët tanë, flet për tema të ndryshme, dashurinë, barazinë, të drejtat e njeriut”.
“Ne i çmojmë gjithmonë gratë sepse ato po na ngrisin nivelin e artit e kulturës dhe në të gjitha sferat”, shtoi Rama.
“Sinqerisht pa juve nuk e di çfarë do të bënim. Faleminderit për kontributin që i jepni gjithmonë artit e muzikës”, tha Zeqiri para mediave, duke falënderuar të parin e kryeqytetit.



Të tjera
Ide interesante si t’i personalizoni kornizat e fotografive
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës
Fjalimi i Clintonit më 24 mars të vitit 1999