Policia e Kosovës ka intensifikuar përgatitjet dhe angazhimet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në kuadër të këtij angazhimi, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës ka mbajtur dy takime zyrtare koordinuese, ku janë diskutuar planifikimet dhe detyrat operative për garantimin e sigurisë në të gjithë vendin, transmeton KosovaPost.
Takimi i parë u zhvillua me drejtorë rajonal dhe drejtorë të departamenteve të Policisë së Kosovës, ndërsa takimi i dytë përfshiu edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve ndërkombëtare, të cilët u informuan mbi masat policore dhe koordinimin ndërinstitucional për procesin zgjedhor.
Drejtori i Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, vlerësoi përgatitjet e deritashme, duke theksuar se procesi ka qenë deri më sot i qetë dhe pa incidente. Ai theksoi rëndësinë e mbikëqyrjes dhe angazhimit me profesionalizëm dhe integritet nga të gjithë menaxherët rajonal dhe qendror të Policisë, për të siguruar një proces zgjedhor të sigurt dhe transparent.
Nga Drejtoria për Planifikim dhe Vlerësim Operacional u shpalos urdhri operativ, duke përfshirë detyrat, angazhimet dhe bashkëpunimin brenda strukturës policore dhe me institucionet tjera relevante.
Njoftimi i plotë:
Angazhimi institucional i Policisë së Kosovës për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës
Prishtinë, më 26 dhjetor 2025
Policia e Kosovës ka hartuar dhe është në zbatim të urdhrit operativ ‘Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës’.
Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës sot janë mbajtur dy takime zyrtare informuese dhe koordinuese lidhur me planifikimin, zbatimin dhe koordinimin e urdhrit operativ lidhur me procesin zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Takimi i parë u mbajt me drejtorë rajonal dhe drejtorë të departamenteve të Policisë së Kosovës, ndërsa në takimin e dytë morën pjesë edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe të institucioneve të tjera relevante ndërkombëtare, të cilat u njoftuan lidhur me përgatitjet dhe planifikimet policore për mbarëvajtje në aspektin e sigurisë të procesit zgjedhor dhe koordinimit ndërinstitucional.
Drejtori i Përgjithshëm kolonel Gazmend HOXHA, foli rreth përgatitjeve të deritashme, rreth angazhimeve policore në procesin zgjedhor (fushatë), në aspektin e sigurisë. Ndër të tjera u potencua se, procesi deri më sot ka qenë i qetë dhe pa incidente. Ndër të tjera, pos angazhimeve konkrete nga zyrtarë policorë në mbarëvajtje të procesit zgjedhor në aspekt të sigurisë, nga drejtori Hoxha, u kërkua nga të gjithë menaxherët rajonal e ata qendrorë mbikëqyrje dhe porosi konkrete që policia të kryej edhe këtë aktivitet, angazhim me profesionalizëm e integritet sa më të lartë.
Policia e Kosovës angazhohet për sigurinë e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin.



Të tjera
Murati tregon shumën e paguar për investimet kapitale
Kurti premton 500 milionë për Brezovicën si qendër të turizmit rajonal
SHBA dhe Turqia po e armatosin Kosovën