Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka pritur në takim shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Yunus Emre.
Takimi u mbajt në shtabin e KFOR-it në Prishtinë.
“Takimi ofroi një mundësi të vlefshme për të shkëmbyer pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe për të theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.



Të tjera
Kripa përdoret edhe si produkt kozmetike
Konjufca: Kosova, e gatshme për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në BE
Irani: Përfundimi i luftës, heqja e bllokadës dhe sanksioneve janë “kërkesat minimale” për paqe