Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka premtuar investim mbi 500 milionë euro në Brezovicë, duke thënë se do ta shndërrojnë këtë atraksion në qendër të turizmit rajonal, transmeton KosovaPost.
Ai ka thënë se Brezovicën do ta shndërrojnë në destinacionin më të rëndësishëm të turizmit malor në rajon, gjatë të katër stinëve të vitit.
“Ky investim strategjik do të realizohet përmes një partneriteti publiko-privat, me status që garanton interesin publik dhe kontrollin mbi këtë pasuri kombëtare. Projekti përfshin zgjerimin e Qendrës së Skijimit me kapacitete trefish më të mëdha, transformimin e hoteleve ekzistuese në standarde evropiane dhe ndërtimin e një fshati turistik modern, që do ta bëjë Brezovicën funksionale gjatë gjithë vitit”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka thënë se përtej turizmit, ky projekt është mundësi për zhvillim ekonomik e fuqizim të prodhimit vendor.



Të tjera
Ekipi i Trumpit i “frustruar” me Netanyahun nga frika se po minon procesin e paqes
Ata para nesh e lodhën veturën ‘në të parën, ne jemi në të tretën’
Mesazhi prekës i Xhakës për tifozin e Sunderland