Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se shpenzimet buxhetore për investime kapitale kanë kaluar për herë të parë shifrën prej 700 milionë eurosh brenda një viti, përcjell KosovaPost.
Sipas Muratit, bazuar në pagesat e proceduara deri më tani, mbi 700 milionë euro fatura janë paguar ndaj operatorëve ekonomikë për punët dhe projektet e realizuara gjatë këtij viti. Ai ka shkruar në Facebook se ky nivel ekzekutimi përfaqëson një intensifikim të dukshëm të investimeve publike dhe një përmirësim të performancës buxhetore në sektorin e investimeve kapitale.
“Me pagesat e proceduara deri më sot, shpenzimi buxhetor për investime kapitale e ka kaluar për herë të parë shifrën prej 700 milionë eurove. Pra janë mbi 700 milionë euro fatura të paguara tek operatorët ekonomikë për punët e kryera, vetëm sivjet”, ka shkruar Murati.
Ministri në detyrë ka paralajmëruar se gjatë mandatit të ardhshëm qeveritar, të paraparë nën Qeverinë Kurti 3, shpenzimet vjetore për investime kapitale pritet të rriten në mbi 1 miliard euro në vit. Sipas tij, këto investime do të orientohen në projekte strategjike të infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik.



Të tjera
Ekipi i Trumpit i “frustruar” me Netanyahun nga frika se po minon procesin e paqes
Ata para nesh e lodhën veturën ‘në të parën, ne jemi në të tretën’
Mesazhi prekës i Xhakës për tifozin e Sunderland