Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar programin e tij qeverisës, duke premtuar mbështetjen për studentët, përmirësimin e transportit publik dhe zhvillimin e turizmit malor.
Ai ka bërë të ditur se gjatë mandatit aktual janë shpërndarë 18 mijë bursa për studentë, me një vlerë prej rreth 20 milionë euro, ndërsa ka premtuar se në mandatin e ardhshëm buxheti për bursa do të dyfishohet në 40 milionë euro, duke përfshirë studentët në të gjithë Kosovën.
Kurti po ashtu ka premtuar se transporti publik urban dhe ndërurban do të bëhet më i qasshëm dhe më i përballueshëm, me një biletë të integruar mujore prej vetëm 10 eurosh për udhëtime anembanë vendit.
Nga zona e Sharrit, ai ka theksuar rëndësinë e investimeve të reja në infrastrukturë dhe turizëm malor, duke e cilësuar këtë rajon si një potencial të madh zhvillimor.
Në fund, Kurti ka bërë thirrje për siguri dhe begati, duke kërkuar mbështetje për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe listën e kandidatëve të saj, me mesazhin “Mos lësho pe!”.



Të tjera
Pritje të gjata dhe autobusë të mbushur, ankohen qytetarët e Prishtinës
“Sot në veri të Kosovës nuk ka vrasës, terroristë, trafikantë e kriminelë”, politikani serb kërkon të votohet Albin Kurti, rendit arsyet
Kurti në vizitë te ish-nënkryetari i Ibrahim Rugovës