Kurti në vizitë te ish-nënkryetari i Ibrahim Rugovës

Kurti në vizitë te ish-nënkryetari i Ibrahim Rugovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar dje një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-nënkryetarin e presidentit historik Ibrahim Rugova, Eqrem Kryeziun, transmeton Kosova Post.

Gjatë vizitës, Kurti u informua për gjendjen shëndetësore të Kryeziut dhe zhvilloi një bisedë rreth periudhave kyçe të historisë politike të Kosovës, si dhe kontributit të tij në themelimin dhe konsolidimin e LDK-së.

Vizita u vlerësua si një gjest respekti institucional ndaj figurave që kanë luajtur rol të rëndësishëm në jetën politike dhe shtetformuese të vendit.