Zgjedhjet parlamentare në Kosovë po zhvillohen sot. Në një intervistë për Kosova Post, drejtori i shkollës “Pavarësia”, Halil Brahaj, tha se kjo është qendra më e madhe e votimit në gjithë Kosovën.
“Qendra me numrin 1928, ku ka gjithsej 11 mijë e 200 votues, sipas informatave që i kemi ne, është qendra më e madhe në Kosovë me 13 vendvotime.”
Ai tha se deri në orën 09:00 kanë votuar rreth 4 për qind e votuesve dhe se deri më tash nuk ka pasur parregullsi.
Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme po mbahen sot në Kosovë.
Qendrat e votimit në të gjitha komunat e Kosovës janë hapur sot në orën 07:00, duke shënuar fillimin e procesit zgjedhor.
Sipas të dhënave zyrtare, në këto zgjedhje janë të regjistruar për të votuar gjithsej 1 milion e 999 mijë e 24 qytetarë./KosovaPost/



Të tjera
Si të silleni me një narcist, 10 këshilla
Policia nuk lejon hyrjen e veturave nga Serbia në Kosovë përmes pikës zero në Bërnjak
Nga akt paturpësie i shtetit shqiptar si puthador i Izraelit