Gjatë një pike kontrolli policor në fshatin Hodonoc të Kamenicës, Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet të tipit kombi me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte një mashkull, shtetas i Serbisë.
Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 120 thasë me patate, me peshë totale rreth 3 mijë kilogramë, për të cilat dyshohet se nuk posedonin dokumentacionin përkatës.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa me vendim të prokurorit kompetent, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Mallrat e sekuestruara janë dërguar në terminalin doganor për procedim të mëtutjeshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti do të trajtohet në koordinim me organet kompetente dhe se kontrollet do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme.



Të tjera
Ky ushqim i shëndetshëm mund të jetë shkaku i shumë sëmundjeve
Xhaka asiston në golin e parë të Sunderlandit ndaj Leeds
Jo `normalizimit` të ndërhyrjes së Serbisë