Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar qytetarët që udhëtojnë ose kalojnë tranzit nëpër Serbi lidhur me kujdesin që duhet të tregojnë ndaj përmbajtjes së tyre në rrjetet sociale.
Në një postim në Facebook, Koci thekson se komentet, postimet apo çdo përmbajtje e publikuar në platforma të ndryshme online që mund të konsiderohet fyese, kërcënuese ose nxitëse e urrejtjes, mund të sjellë pasoja ligjore gjatë qëndrimit në Serbi.
Sipas tij, në disa raste të tilla, përmbajtjet e këtij lloji mund të jenë objekt shqyrtimi nga autoritetet serbe.
Postim i plotë:
Nëse kaloni tranzit ose qëndroni në Serbi, keni parasysh se komentet që mund të keni publikuar në rrjete sociale, forume apo platforma të tjera publike në internet – nëse janë fyese, kërcënuese ose mund të interpretohen si nxitje e urrejtjes, mund të kenë pasoja juridike.
Në disa raste, përmbajtje të tilla mund të jenë objekt i interesimit të autoriteteve serbe.
Varësisht nga rrethanat konkrete dhe legjislacioni që zbatohet, mund të ndaloheni, të intervistoheni dhe, nëse sipas legjislacionit të tyre ekziston bazë ligjore, të procedoheni penalisht ose për kundërvajtje.



Të tjera
Vrítet një person në Ferizaj
Ronaldo: Brazili e ka humbur statusin e favoritit të padiskutueshëm
Luan Krasniqi i drejtohet me disa fjalë nipin të tij