Shkruan: Agim Vuniqi
I – Prishtina është një qytet i madh, me shumë banorë, por shpesh i ftohtë dhe i errët. Era fishkëllen, përplaset në trupat e zhveshur dhe thuajse të pret kur godet lëkurën cullak. Qielli është i zymtë dhe bora të mbyll sytë, duke të rënë në fytyrë. Rrugicat janë të rrëshqitshme, trafiku i egër, dhe shpesh shtyhesh me ndonjë automjet pa e ditur kush kujt duhet t’ia lëshojë rrugën. Mund të rrëzohesh – e pastaj… fillon pritja: analiza, reklama, konfuzion.
Në spitalet publike apo private, nuk ke shumë shanse të kuptosh se çfarë të ka gjetur. Nëse ke portofol të thellë ose ndonjë mik jashtë sistemit, ndoshta shpëton më lehtë; përndryshe, pa ndonjë “stendë” mbështetjeje, zor se kalon. Ky është rregulli i pashkruar i shëndetësisë kosovare.
Qyteti ka një treg të gjerë që mbledh një mori njerëzish – gjatë zgjedhjeve këta janë votues. Atje bëhet zhurmë e madhe, ku tregtarët presin me sharje të llojllojshme. Nëse prish renditjen e pemëve apo perimeve, zhurma bëhet aq e madhe sa mund të të shurdhojë. Por njëkohësisht, kupton se jemi njerëz të vyeshëm, të urtë dhe me kulturë të lashtë, besnikë dhe të gatshëm të dëgjojmë të huajt – veçanërisht kur tingëllojnë eurot.
Në këtë qytet qeverisin politikanët me vetura të shtrenjta, të cilët bëjnë zhurmë, prijnë paradat, ndërsa alarmet e policëve që bëjnë “eskortë” sinjalizojnë se kush qeverisë këtë vend të çuditshëm. Kur ishte sistemi monist, ndodhite ishin të rralla; sot, me partitë shumë-moniste dhe ekonominë e tregut, zhurma është bërë pjesë e pandashme e jetës. Përfundimisht, kjo zhurmë na hije – është “shik” me kulturën tonë të lashtë dhe civilizimin e hershëm.
II -:Një tjetër ngjarje e rëndësishme është tymosja e duhanit me kamish. Dikur ishte edhe “shik”, sepse qehlibari importohej incognito nga Rusia. Të gjithë dahanxhinjtë që bënin llafe burrash dhe qefin e tymit “tullug” nuk brengoseshin për ambientin, ishin krenar për atë log burrash. Ashtu si kamishi, edhe ligjet interpretohen sipas dëshirës: gjysma e lokalit mund të tymosë, nargile mund të përdoret – hapësira ndahen sipas logjikës së vet.
Po ashtu, një deputet i përdor foltoren e Kuvendit për të spjeguar “transparencën”, pastaj del si “zëdhënës” qeverie, duke bërë publike informata sekrete të interesit nacional, duke i futur ndërkohë lajmet e tij personale në media. Rreziku është që këto praktika të shndërrohen në ligj dhe qytetarët të rikthehen në kohën e hamameve publike – më mirë të lahen cullak, sesa të manipulohet privatësia dhe regjistrimi i tyre.
III – Dua të them edhe një gjë që nuk e kam përmendur më parë: guximi ynë nuk ka shoq në botë. Ata që kanë të drejtë shetitjeje kanë parë shumë vende me viza shengen, por hundë-lesha më të mëdha se në Kosovë nuk kanë parë askund. Një njeri me kapelë si hartë, me rroba të larmishme dhe republikë të vizlluese, hyri në një kafene dhe u ul pranë tavolinës së stolisur në mënyrë të veçantë. Kafexhiu iu përkul thellë, duke nderuar politikanin e madh, ndërsa qytetari i përmendur priti jashtë.
Ky akt, shpjegoi kafexhiu, konsiderohet një nderim i madh dhe shërbim për atdheun – një gjë që nuk mund ta çmojë çdo popull.
The post Republika e Hundë-Leshave appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Çfarë nuk shkon me ju nëse ju del gjumi natën?
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialogun me Serbinë
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft me spekulime!