Chelsea ka vendosur zyrtarisht të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Liam Rosenior, pas një serie rezultatesh zhgënjyese në javët e fundit.
Trajneri anglez largohet nga posti pas një ecurie të dobët, ku skuadra ka pësuar shtatë humbje në tetë ndeshjet e fundit, duke përfshirë garat në kampionat dhe kupa. Këto rezultate kanë ndikuar drejtpërdrejt në renditje, me “Blutë” që tashmë ndodhen shtatë pikë larg zonës që siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Rosenior kishte marrë drejtimin e skuadrës në fillim të sezonit, duke zëvendësuar Enzo Maresca, por nuk arriti të stabilizojë formën e ekipit në momentet vendimtare.
Pas largimit të tij, drejtimin e përkohshëm të skuadrës do ta marrë Calum McFarlane, i cili pritet të udhëheqë ekipin deri në përfundim të këtij sezoni.
Klubi londinez mbetet tani në kërkim të një zgjidhjeje afatgjatë për bankinën, ndërsa synon rikthimin në garë për objektivat evropiane.



Të tjera
Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante
Mbani dietë prej kohësh dhe nuk po dobësoheni, këto janë 5 gabimet e përditshme që po prishin gjithçka
Përdorimi i dezinfektuesit: A e dobëson sistemin imunitar?