Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 47.75% të votave të numrëruara të kandidatëve për deputet. Aktualisht, nga liderët e partive politike, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deri tani ka marrë 165,893 vota.
Pas tij radhitet kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Në 1,221 vendvotime të procesuara deri tani, nga 2,557 sa janë gjithsej, Hamza ka marrë 75 mijë e 124 vota.
Në vend të tretë është lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku me 36,190 vota, ndërsa pas tij ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me 18,184 vote.
Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate ka marrë deri tani 5,057 vota.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë të drejtë vote patën 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë, ndërsa këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 899 mijë 517 qytetarë.
Nga totali i votave, nga 2,557 vendvotime të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.34%.
20.98% ka marrë Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 13.57%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.66%.
Nisma Socialdemokrate me 1,70%.



Të tjera
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
Nëse mendoni se këto ushqime ju dobësojnë, jeni gabim
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të votuarve nga partitë politike