Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, është pranë një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, me një transferim të mundshëm nga kampionati çek në Ligue 1 franceze.
Klubi i njohur francez, Lyon, ka shfaqur interesim serioz për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës dhe tashmë ka paraqitur një ofertë zyrtare për Spartën e Pragës. Sipas raportimeve të “FootMercato”, Lyon i ka ofruar klubit çek 6 milionë euro për shërbimet e yllit kosovar, shumë që mund të bindë klubin të pranojë transferimin.
25-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Spartës së Pragës këtë sezon, me 12 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat. Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen edhe të klubeve të tjera nga kampionate të forta evropiane, përfshirë edhe interesime nga Premier League.
Lyon synon të përforcojë repartin ofensiv gjatë afatit kalimtar të dimrit dhe e sheh Albion Rrahmanin si një nga opsionet kryesore për pjesën e mbetur të sezonit.
Nëse marrëveshja do të realizohet, transferimi në Francë do të përbëjë një hap të madh dhe vendimtar në karrierën e sulmuesit kosovar.



Të tjera
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
Nëse mendoni se këto ushqime ju dobësojnë, jeni gabim
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të votuarve nga partitë politike