Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka vlerësuar si të rëndësishme dhe profesionale punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe të Policisë së Kosovës në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, trqnsmeton KosovaPost.
Në një postim në rrjetin ‘X’ ambasadori McGurk tha se këto institucione punuan në mënyrë profesionale, efikase dhe të sigurt.
“Ndërsa procesi i numërimit është ende në vazhdim, puna e tyre mbetet thelbësore për qëndrueshmërinë demokratike të Kosovës dhe besimin e publikut”, ka shkruar ai.



Të tjera
Java nis me vapë deri në 38°C, nga mesi pritet freskim i motit me reshje dhe stuhi lokale
Mercedes fiton çmimin e madh të Austrisë, dështon Ferrari
Ushqimet që mbajnë trupin në formë në stinën e verës