Kurti thyen rekordin e votave, lideri më i votuar në historinë e zgjedhjeve.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër në detyrë, Albin Kurti, ka thyer rekordin që vetë e kishte vendosur në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u bërë lideri më i votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Sipas numërimit të 97.07 për qind të votave për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Kurti ka siguruar 341,805 vota.
Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, ai kishte marrë 337,791 vota, duke e tejkaluar atëkohë rekordin e presidentes Vjosa Osmani, e cila kishte siguruar 300,756 vota.
Rezultati aktual pritet të rritet edhe më tej, pasi ende nuk janë numëruar votat e diasporës, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.



Të tjera
Çfarë nuk shkon me ju nëse ju del gjumi natën?
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialogun me Serbinë
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft me spekulime!