Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur shqetësimin lidhur me gjendjen e rënduar energjetike në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit.
Haradinaj përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, shkruan se shumë vendbanime janë duke përjetuar reduktime të energjisë të tejzgjatura, sidomos në periudhën kur temperaturat janë të ulëta dhe qytetarët kanë nevojë për ngrohje.
“Kjo situatë është e papranueshme dhe kërkon veprim të menjëhershëm. Është urgjente të investojmë në kapacitete të reja energjetike, përfshirë ndërtimin e termocentraleve me thëngjill dhe gaz, që të mos vazhdojë kjo traumë për qytetarët tanë, si me mungesë të energjisë ashtu edhe me fatura me çmim përtej çdo normaleje. Siguria energjetike të trajtohet si urgjencë kombëtare”, shkruhet tutje në reagimin e tij.



Të tjera
Gjashtë vitaminat që shpesh i mungojnë organizmit
Këto janë pijet ideale për të humbur peshë
Të mirat shëndetësore që vijnë nga produktet e qumështit