Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar se Kosova qëndron fuqishëm me Shtetet e Bashkuara dhe presidentin Donald Trump në mbështetje të veprimeve të tyre kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.
Sipas postimit të saj në X, presidenti Trump qëndroi përkrah popullit të Venezuelës dhe iu kundërvu narko-shtetit të Maduros, duke mbrojtur Amerikën dhe pjesën tjetër të botës nga kartelet dhe krimi i organizuar.
“Populli venezuelian meriton liri, demokraci dhe një të ardhme të qeverisur nga ligji, jo nga frika. Narko-terrorizmi dhe sundimi autoritar kërcënojnë paqen përtej kufijve kombëtarë”, tha Osmani.
“Kur Amerika udhëheq, ne qëndrojmë me krenari së bashku – sepse liria jonë kolektive varet prej saj”, potencoi presidentja Osmani.
Presidenti Trump ka njoftuar sot se ShBA-ja ka sulmuar Venezuelën, dhe ka kapur presidentin e saj, Nicolas Maduro.



Të tjera
Çfarë nuk shkon me ju nëse ju del gjumi natën?
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialogun me Serbinë
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft me spekulime!