FC Barcelona ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e javës së 18-të të La Ligës ndaj Espanyolit, e cila zhvillohet sonte nga ora 21:00 në RCDE Stadium.
Trajneri ka zgjedhur këtë 11-she startuese: Joan García në portë; Koundé, Cubarsí, Gerard Martin dhe Balde në mbrojtje; Eric García dhe Frenkie de Jong në mesfushë; ndërsa në repartin ofensiv do të veprojnë Lamine Yamal, Raphinha, Rashford dhe Ferran Torres.
Barcelona synon fitoren në derbin katalanas për të ruajtur kreun e tabelës, ndërsa Espanyoli kërkon të shfrytëzojë avantazhin e fushës në një përballje që pritet të jetë shumë e tensionuar.



Të tjera
500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët
Sjelljet që dëmtojnë lidhjen emocionale me fëmijët
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina Mall-Veternik-QMI