Shfaqja e telefonave “smart”, kompjuterëve “tablet” dhe internetit pa kabllo, mundëson një komunikim kudo që të jesh pa marrë parasysh kohën.
Edhe pse teknologjia e përparuar na lehtëson jetën, ana e errët e saj është se ndikon negativisht në shëndetin mendor. Në fakt, qasja e shpeshtë në internet shkakton pagjumësinë,që0 sipas shkencëtarëve mund të ndikojë edhe në shfaqjen e depresionit dhe stresit të shtuar.
Nëse keni probleme me gjumin, krejt çfarë duhet të bëni është të bëni pauzë prej kompjuterit dhe telefonit celular. Shkencëtarët paralajmërojnë se përdorimi i shtuar i këtyre pajisjeve ndikon negativisht në rehatinë dhe relaksimin gjatë natës.
Shkencëtarët suedezë theksojnë se shumë njerëz vuajnë prej lodhjes, që vjen si pasojë e shumë informatave, e kjo mund të ndikojë në depresion. Rezultatet e hulumtimit kanë vërtetuar se ekziston lidhje e drejtpërdrejtë midis përdorimit të kompjuterit, celularit dhe pagjumësisë e shëndetit mendor në përgjithësi.



Të tjera
Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë
Ja sa orë duhet të flini sipas moshës që keni