Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot viktimat në masakrën në Srebrenicë nga forcat serbe, gjersa thekson se tmerret e atij kapitulli të errët, kur mbi 8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, janë kujtesë e mizorisë njerëzore.
Osmani në një postim në Facebook shkruan se Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi, rëndësisë së të vërtetës dhe fuqisë së kujtimit.
“Sot, në Ditën Memoriale në shenjë të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura dhe ripërsërisim se paqja e qëndrueshme është e mundur vetëm atëherë kur ka drejtësi për viktimat”, shkruan ajo.



Të tjera
Starmer reflekton mbi “realitetet politike” mes raportimeve për dorëheqje
Nuk hani perime? Gjenet mund të jenë fajtore
AC Milan Junior Camp Prishtina hap zyrtarisht edicionin e dytë