Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një formë fantastike në Kampionatin e Spanjës.
Sulmuesi ka realizuar 11 gola në 19 javët e para të La Ligës, duke qenë një nga lojtarët kyç të RCD Mallorca-s këtë sezon.
Përveç golave, Muriqi ka arritur edhe një sukses tjetër të veçantë në klubin spanjoll.
Me golin e shënuar së fundi, ai ka arritur kuotën e 45 golave në La Liga me fanellën e Mallorca-s, po aq sa legjenda venezueliane Juan Arango.
“Pirati Muriqi arrin shifrën e 45 golave në La Liga”, ka shkruar faqja zyrtare e RCD Mallorca.



Të tjera
Katër këshilla për ta mbajtur diabetin në kontroll
Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog
Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh