Vetë futbollisti e tregoi diçka të tillë në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se ka blerë një hotel në Palasë të Vlorës, emrin së cilit do t’ia vendosë “Uzuni Hotel”.
Të shumta kanë qenë kritikat dhe reagimet në lidhje me këtë lajm të “rrufeshëm” dhe të papritur.
Shumë prej komentuesve dhe opinioni i gjerë publik janë shprehur se sulmuesi i Shqipërisë dhe Austin FC në SHBA po “pastron” lekët e tjetërkujt, të ardhura të cilat nuk janë të tijat.
Kam pasur mundësi të investoj edhe në Spanjë, por zgjodha Shqipërinë sepse e dua vendin tim.
Ndoshta nuk jeni mësuar që futbollistët të investojnë, por unë besoj tek e ardhmja e vendit tim dhe dua të kontribuoj këtu.
Pres që njerëzit të ndajnë dashurinë dhe mbështetjen për këtë vendim, sepse çdo investim që bëj është për Shqipërinë.



Të tjera
Wall Street Journal: Izraeli ngriti bazë sekrete në Irak për operacionet kundër Iranit
Kurti: Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin, VV synon vazhdimin e qeverisjes
Mungesa e gjumit rrit rrezikun e demencës