Përkundër mandatit të fuqishëm elektoral, Kosova po hyn në një fazë delikate, ku përvoja e bllokadave të mëparshme institucionale mbetet një barrë serioze për funksionimin e shtetit dhe ritmin e reformave.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe gjeopolitikës, ligjërues në Universitetin e Hamburgut, Dr. Mirsad Voca, vlerëson se formimi i qeverisë Kurti nuk ka pengesa formale, pasi Vetëvendosje ka fituar qartë 51 për qind të votave, duke siguruar shumicën absolute parlamentare.
Sipas tij, megjithatë, shumica numerike nuk përkthehet automatikisht në funksionim të shpejtë institucional.
eritanishme tregon se shumicë e qartë nuk garanton automatikisht funksionim të shpejtë të institucioneve, për shkak të tensioneve politike dhe ngërçeve të trashëguara nga periudha e mëparshme. Nëse ka gatishmëri për bashkëpunim institucional dhe fleksibilitet politik, qeveria mund të formohet shpejt, por çdo vonesë do të ndikojë në ritmin e reformave dhe perceptimin publik”, thekson Voca.
Sipas Vocës, një qeveri që mbështetet vetëm në legjitimitetin elektoral, pa ndërveprim institucional dhe pa koordinim me partnerët ndërkombëtarë, rrezikon të futet shpejt në cikle të reja krizash politike.
“Në të kundërt, një qasje institucionale dhe gjithëpërfshirëse mund të krijojë stabilitet minimal dhe të rikthejë funksionalitetin e shtetit, duke hapur rrugën për normalizimin e qeverisjes dhe rindërtimin e besimit institucional”, vlerëson Voca.
Sa i përket sfidave kryesore, Voca thekson se polarizimi i thellë politik dhe kriza e besimit institucional janë pengesat më të mëdha që e presin qeverinë e re.




Të tjera
“Uji detoks”, përfitimet dhe mitet
Mbani në kontroll diabetin më këto ushqime
Këta janë shkaktarët më të shpeshtë të fryrjes së këmbëve