Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të dekorojë personalitetin e botëror të sportit Hasan Arat, në vlerësim të kontributit të tij të çmuar në sportin ndërkombëtar, si dhe të rolit dhe përkushtimit të tij të veçantë në procesin e kandidimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Ceremonia e dekorimit mbahet në zyrën e Presidentes Osmani me fillim në ora 12:00.
Të pranishëm në ceremoni do të jenë edhe drejtuesit e KOK-ut, me në krye presidentin Ismet Krasniqi.
Arat është biznismen dhe adminsitrator sportiv nga Turqia, por me prejardhje shqiptare. Në karrierën e tij sportive ka qenë basketbollist, ndërsa si udhëheqës është anëtar i Komitetit Olimpik të Evropës, ish-nënpresident i Komitetit Olimpik të Turqisë, kryetar i komisionit koordinues për Lojërat Evropiane Krakoë 2023, udhëheqës i kandidaturës së Stambollit për organizimin e LO 2020, ish-anëtar i komisioneve të ndryshme në IOC e ANOC, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Botërore të Atletikës, etj. Së fundi (2023-2024), për më shumë se një vit ishte president i klubit të madh turk të futbollit, Beshiktash.



Të tjera
5 vendimet që duhet t’i merrni para moshës 30-vjeçare
Presidentja Osmani e nderon me medalje presidenciale Hasan Arat
Apeli shqyrton dënimin e Pleskoviqit, kërkohet burgim i përjetshëm