Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı, për fillimin e mandatit të ri në udhëheqjen e kryeqytetit.
Rama ka shkruar në facebook se bashkëpunimi me Republikën e Turqisë mbetet i rëndësishëm për zhvillimin dhe vizionin afatgjatë të Kryeqytetit.
“Diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për projektet e ardhshme me interes të përbashkët. Partneriteti ynë ndërtohet mbi miqësinë, respektin reciprok dhe angazhimin e përbashkët për rezultate konkrete për qytetarët”, vazhdon postimi.



Të tjera
Xhenxhefil dhe Aloe Vera për organizëm në formë
13 këshilla nga një nënë për vajzën e saj, si ta jetojë jetën
Disa nga ushqimet që mund t’iu mbrojnë nga gripi