PZAP ia rrëzon ankesën, Haxhiu thotë se do të ankohet edhe në Supreme e Kushtetuese

PZAP ia rrëzon ankesën, Haxhiu thotë se do të ankohet edhe në Supreme e Kushtetuese

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar ankesën e Bekim Haxhiut të PDK-së, si të pasafatshme.

Gjatë ditës së diel, Haxhiu dorëzoi ankesë zyrtare në PZAP për fletëvotimet me postë të pranuara pas 29 dhjetorit të vitit të kaluar. Në arsyetimin e tij, KQZ ka bërë shkelje serioze që sipas tij, rrezikon integritetin e zgjedhjeve.

“Kur numërohen vota jashtë afatit, procesi rihapet në mënyrë arbitrare dhe rezultati deformohet. Mbrojtja e votës së ligjshme është mbrojtje e demokracisë. Pa ligj, nuk ka zgjedhje të ndershme”, kishte thënë ai.

Haxhiu pos tjerash, ka paralajmëruar ankesë në Supreme e deri në Kushtetuese. /