Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët lidhur me një fushatë mashtruese që po qarkullon aktualisht përmes mesazheve SMS, e cila synon vjedhjen e të dhënave financiare, transmeton KosovaPost.
Sipas BQK-së, mesazhet mashtruese paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga banka komerciale dhe përmbajnë kërkesa urgjente për veprim, si dhe lidhje të dyshimta që mund të çojnë në keqpërdorim të të dhënave bankare.
BQK u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve. Institucioni këshillon që të dhënat e kartelave bankare të ruhen me kujdes dhe të mos ndahen asnjëherë përmes e-mailit, SMS-it apo telefonit me persona të paautorizuar.



Të tjera
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftuan edhe në Kosovë
Si ndikon izolimi te periodat
Arrestohet një shtetas i Serbisë për falsifikim të dokumenteve