Deputete e partive opozitare kanë lëshuar seancën plenare, pas mos përkrahjes nga deputet të VV-së të dy mocioneve të propozuara nga PDK, raporton Ekonomia Online.
PDK propozoi mocion për largimin e tri projektligjeve nga rendi i ditës, projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe ai për Zyrtarët Publikë, pasi sipas tyre këto projektligje kanë përmbajte anti-Kushteuese.
Po ashtu nga PDK u propozuan mocionin që si pikë e parë e rendit të ditës të diskutohet për tri arratisjet e fundit nga burgjet e shtetit. Ata kërkuan që dikush të jap përgjegjësi për këto ikje të të burgosurve.
Të dy këto mocione nuk u përkrahen nga deputet e VV-së, e për këtë deputet e PDK, LDK e AAK e lëshuan seancën.
Ndërkaq, me praninë e pozitës seanca po vazhdon me rendin e ditës që është planifikuar.



Të tjera
Viktor Buzhala aderon në Guxo
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”
Kryeziu thotë se Osmani ka dalë nga roli i saj dhe është angazhuar për ta mbështetur VV’në