Eksperti i kibernetikës, Halil Berisha, ka kritikuar disa media, duke thënë se janë shndërruar prijëse të keqinformimit.
Berisha ka shkruar në Facebook se qytetarët duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe skeptikë ndaj gjithçkaje që shohin online, veçanërisht kur përmbajtja është sensacionale, frikësuese dhe e pazakontë.
“Fantazma” që duhet të na frikësojë edhe më shumë. Një imazh i një “fantazme”, i krijuar me Inteligjencë Artificiale, u shpërnda me shpejtësi ditët e fundit dhe u mor si i vërtetë jo vetëm nga qytetarë të zakonshëm, por edhe nga shumë media. U bë lajm i madh. Jo sepse kishte rëndësi reale, por sepse solli klikime, shikime dhe reagime, shumë më tepër sesa shumica e lajmeve të përditshme të prodhuara nga vetë redaksitë. Kjo nuk është rastësi. Është dëshmi se një pjesë e mediave, nga prijëse të informimit publik, janë shndërruar në prijëse të keqinformimit, shpesh pa verifikim minimal dhe pa përgjegjësi profesionale”, ka shkruar ai.
Berisha thekson se kjo “fantazmë” nuk shkaktoi dëm serioz, frikësoi ose ngjalli kureshtje tek disa persona, por asgjë më shumë.



Të tjera
Dëshironi të dini se si duket fabrika e parave? (Video)
Zelensky sfidon Putinin: Eja në Kiev nëse guxon
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë