Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka takuar Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Wikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Në këtë takim ai ka thënë se kanë diskutuar për situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin e FSK-së me KFOR-in.
Poashtu, Maqedonci ka folur për rritjen e kapaciteteve të FSK-së në funksion të sigurisë, por edhe anëtarësimit në NATO.
“Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO”, ka shkruar ai.



Të tjera
Këto shenja tregojnë se partneri juaj nuk ju do më
Aeroportet më pamjen më të bukur në botë
Gjashtë ushqime të pasura me vitaminën D7