Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku një nxënës ka goditur edukatoren e tij me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se e lënduara është dërguar në emergjencën e Pejës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, si dhe prokurori i shtetit, për të hetuar rrethanat e incidentit.
“Sot në orën 10:40, Policia është njoftuar se në një kopsht, një nxënës me një shufër metalike e ka goditur edukatoren me mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime. E njëjta është dërguar në emergjencën në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Prokurori”, deklaroi Gashi.



Të tjera
Këto shenja tregojnë se partneri juaj nuk ju do më
Aeroportet më pamjen më të bukur në botë
Gjashtë ushqime të pasura me vitaminën D7