Kuvendi i Kosovës me 57 vota për, dy kundër dhe dy abstenime e ka miratuar statutin e ri të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka dështuar që t’i votojë sërish marrëveshjet ndërkombëtare, pasi opozita e lëshoi seancën ku s’iu votua mocioni që parashihet diskutimin për arratisjet e fundit nga tre të burgosur, raporton Ekonomia Online.
Po ashtu, kuvendi dështoi ta miratonte sërish dhe Projektligjin shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar.
Për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar nuk morën pjesë disa nga deputetët e mazhorancës, të cilët bënë që ky projektligj të shtyhet për seancën e radhës.
Kuvendi dështoi t’i miratojë edhe dy projektligje të tjera, atë për gjendjen civile, ku në votim morën pjesë vetëm 47 deputetë dhe projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, ku morën pjesë vetëm 58 deputetë.



Të tjera
Starmer reflekton mbi “realitetet politike” mes raportimeve për dorëheqje
Nuk hani perime? Gjenet mund të jenë fajtore
AC Milan Junior Camp Prishtina hap zyrtarisht edicionin e dytë