Deputeti i zgjedhur i VV-së, Artan Abrashi, ka deklaruar se diaspora në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka pasur një rol shumë të rëndësishëm. Pasi sipas tij, opozita ka qenë kundër diasporës për të marrë pjesë në votim për zgjedhjet parlamentare.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje mbetet alternativa e vetme politike në Kosovë.
Sipas tij, Albulena Haxhiu do duhej të jetë kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për shkak siç tha ai, është gruaja më e votuar ndonjëherë.
Sa i përket kabinetit qeveritar, ky i fundit u shpreh se do të ketë ndryshime dhe emra të rinj brenda saj.
Ndërsa për emrin e ri të presidentit, Abrashi tha se kjo çështje do të diskutohet brenda forumeve të VV-së për të caktuar një emër të përshtatshëm.
“Diaspora ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në këto zgjedhje, sepse konsideroj se ishte atakuar padrejtësisht nga qarqi që më së pari s’ia donë të mirën Kosovës e as diasporës. Opozita kategorikisht ka qenë kundër diasporës, ka insistuar në data kur diaspora nuk është në Kosovë. LVV mbetet alternativa e vetme politike në Kosovë. Nuk është që e kemi marrë vendim, por mbase do duhej që Albulena Haxhiu të jetë kryetare e Kuvendit, kjo për shkak të faktit të mbështetjes të jashtëzakonshme që ka marrë, gruaja më e votuar ndonjëherë. Do të kemi ndryshime të caktuar brenda kabinetit qeveritar, emra të rinj. Çështja e zgjedhjes së presidentit është fillimisht kushtetuese dhe ligjore, nuk është e pazareve politike. Në lidhje me emrin, do të diskutojmë me forumet tona, nuk përjashtohet asnjë mundësi deri tash”, ka deklaruar Abrashi në emisionin “Ditari” në tëvë1.



Të tjera
Katër gabimet që prishin një lidhje
Pas dy dekadash, Shyhrete Berisha fiton përfundimisht të drejtën pronësore mbi shtëpinë
Mbyllet ura në segmentin e rrugës Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë