Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, dhe ambasadorja në Malin e Zi, Karen Reinke, kanë përfunduar mandatet e tyre, duke lënë pas një trashëgimi të bashkëpunimit të ngushtë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve dhe SHBA-ve.
Gjatë takimit të saj lamtumirës me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, Ambasadorja Aggeler theksoi rëndësinë e rolit të vendit si një partner i besueshëm në avancimin e marrëdhënieve ekonomike, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta.
AMBASADA E AMERIKËS NË SHKUP
“Gjatë takimit të saj lamtumirës me Ministrin Timço Mucunski, Ambasadorja Aggeler e falënderoi ministrin për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë mandatit të saj. Ajo theksoi rolin e Maqedonisë së Veriut si një partner i besueshëm në avancimin e marrëdhënieve tona ekonomike, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta”.
Përveç Mucunskit, edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot realizojë takim lamtumirës me Agelerin.
Ndërkohë, ambasadorja Reinke zhvilloi takime lamtumire me udhëheqësit më të lartë të Malit të Zi, duke përfshirë Presidentin Jakov Milatović dhe Zëvendëskryeministrat Ervin Ibrahimović, Filip Ivanović dhe Nik Gjeloshajn. Ajo theksoi partneritetin e ngushtë mes dy vendeve dhe SHBA-së gjatë mandatit të saj. Të dy ambasadorët, të emëruar nga administrata Biden, përfundojnë mandatet e tyre, pas vendimit të administratës Trump./shenja



Të tjera
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të fundit
Katër gabimet që prishin një lidhje
Pas dy dekadash, Shyhrete Berisha fiton përfundimisht të drejtën pronësore mbi shtëpinë