Ura në segmentin e rrugës Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë është mbyllur përkohësisht për shkak të dëmtimit nga vërshimet e fundit, përcjell KosovaPost.
Komuna e Drenasit përmes një njoftimi ka thënë se po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sanimin e dëmeve.
“Si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit, ura që ndodhet në rrugën Drenas–Shtrubullovë–Krajkovë, më saktësisht në afërsi të varrezave të Drenasit, ka pësuar dëmtime serioze dhe paraqet rrezik për qarkullim. Për arsye sigurie, qarkullimi mbi urë ndalohet përkohësisht deri në një njoftim të radhës”, thuhet në njoftim.
Njësitet e Policisë dhe të Zjarrfikësve janë të pranishme në vendin e ngjarjes dhe janë duke monitoruar situatën, njoftoi tutje Komuna.



Të tjera
Ishte rrëmbyer nga babai në Mallorca, autoritetet spanjolle e gjejnë në Kosovë 6-vjeçaren
9 raste kur nuk duhet të pini ujë
Gjendet pa shenja jete një grua në banesën e saj në Prishtinë, nis hetimi