Një zjarr i madh raportohet se ka përfshirë një banesë në Tetovë.
Sipas informacioneve të para jozyrtare, “TV Koha – Tetovë” raporton se një person ka vdekur, ndërsa një tjetër ka marrë plagë si pasojë e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e rastit./rtk



Të tjera
15 përsona ndiqen penalisht nga Policia e Tiranës, në ditën e 28-të të protestes
KQZ-ja cakton afatin për ankesa kundrejt rezultatit zgjedhor
Boronica e kuqe, antibakteriali i fuqishëm natyral