Eman Rrahmani, deputet i grupit parlamentar të PDK-së, është deklaruar në lidhje me votimin për presidentin.
Rrahmani është pyetur nga
Gazeta Politika nëse do ta votojë Vjosa Osmanin, presidente e tanishme, edhe për një mandat të ri.
Rrahmani ka vlerësuar se ky vendim duhet të jetë i përbashkët në grupin parlamentar të PDK-së.
“Çështja e presidentit, natyrisht, do të jetë ndër çështjet që duhet të kemi vendime të përbashkëta politike me PDK-në. Natyrisht do të respektohet secili vendim i përbashkët që do të arrijmë në momentin që vjen si diskutim edhe çështja e votimit të presidentit në Kuvendin e Republikës së Kosovës” – tha Rrahmani për Gazetën Politika.



Të tjera
Ishte rrëmbyer nga babai në Mallorca, autoritetet spanjolle e gjejnë në Kosovë 6-vjeçaren
9 raste kur nuk duhet të pini ujë
Gjendet pa shenja jete një grua në banesën e saj në Prishtinë, nis hetimi