I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen po qëndron në Prishtinë.
Ai sot ka takuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.
Pas tij, Sorensen është takuar edhe me të parën e shtetit, Vjosa Osmanin.
Kjo do të jetë vizita e parë e Soresen që kur iu vazhdua mandati edhe për dy vjet të tjera si i dërguar për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje. Po ashtu, gjatë mandatit të parë, i dërguari i BE-së zhvilloi vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh, të cilat nuk dhanë fryt.



Të tjera
Ishte rrëmbyer nga babai në Mallorca, autoritetet spanjolle e gjejnë në Kosovë 6-vjeçaren
9 raste kur nuk duhet të pini ujë
Gjendet pa shenja jete një grua në banesën e saj në Prishtinë, nis hetimi