Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar sot përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.
Abdixhiku në këtë takim ka biseduar për situatën politike në vend dhe për proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën.
“Theksova rëndësinë e stabilitetit institucional dhe konsolidimit demokratik në vend, si parakushte për funksionimin normal të institucioneve, për besimin e qytetarëve te shteti, për zhvillimin ekonomik, për tërheqjen e investimeve dhe për ruajtjen e kredibilitetit ndërkombëtar të Kosovës”, ka njoftuar Abdixhiku.
Ai ka thënë se në fund të takimit, ka shprehur pritjen që BE-ja të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën.



Të tjera
Kurti takoi ambasadoren e re të Estonisë
1 muaj parabu*rgim ndaj të dyshuarit për pl@gosjen e trefishtë në Deçan
A bën shtatzëna të lahet në vaskë?